LB mbështet protestën e OVL të UÇK-së

Lëvizja për Bashkim ka njoftuar se do ta mbështes protestën e organizuar nga OVL UÇK të hënë më 6 qershor 2022, në ora 10:00, shkruan Fokusi.info.

Lëvizja për Bashkim fton që jo vetëm veteranët, por të gjithë qytetarët
t’i bashkohen protestës dhe të mos lejojmë që kategoritë më meritore për
lirinë që po e gëzojmë të na shndërrohet në kategori sociale, thuhet në njoftimin e LB-së.

Njoftimi i plotë:

LB mbështet protestën e OVL të UÇK

Të hënën, me datën 6 qershor 2022, organizatat e dala nga lufta e
UÇK-së, prej orës 10:00, para Kuvendit të Kosovës do të organizojnë
protestë kundër diskriminimit që po iu bëhet veteranëve, invalidëve dhe
familjeve të dëshmorëve.
LB e bindur në drejtësinë e kësaj çështjeje, të ngritur nga OVL e
UÇK-së, ka vendosur që ta mbështes protestën dhe do të marr pjesë aktive
në të.

LB është bindur se këndëvështrimi i mbrapshtë se kategoritë e dala nga
lufta janë barrë për shoqërinë është antinjerëzor e antikombëtar.
Me projektligjin e Qeverisë së Kosovës, i cili do të shqyrtohet të hënën
në Kuvendin e Kosovës, parashihet që të rrëzohet ligji aktual që e lidh
pensionin e veteranit me pagën minimale, (edhe ashtu ka qenë pension
shumë i vogël, 170 euro), pra të mos ketë rritje për këtë kategori ashtu
siç parasheh projektligji për pagën minimale.

Lëvizja për Bashkim fton që jo vetëm veteranët, por të gjithë qytetarët
t’i bashkohen protestës dhe të mos lejojmë që kategoritë më meritore për
lirinë që po e gëzojmë të na shndërrohet në kategori sociale!

JO diskriminimit të mëtutjeshëm të luftëtarëve të lirisë!

TË GJITHË në protestë në mbrojtje të njerëzve më meritorë për lirinë që
po e gëzojmë!

Lëvizja për Bashkim
Prishtinë, 5.6.2022