LDK e AAK thonë se Qeveria po mashtron me shifra për investime: Kriza në veri mbulesë për dështimet

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) po i konsiderojnë si të pa vërteta deklarimet e ministrit të Financave, Hekuran Murati, se tremujori i dytë i vitit 2023 ka shënuar nivelin prej 110 milionë euro investime kapitale.

Sipas tyre ai duke u munduar që ta paraqes vetën dhe Qeverinë si më të suksesshme, me këtë raport ka treguar se janë Qeveri me e dobët se e para shtatë viteve.

Deputeti i LDK-së, Besian Mustafa, tha se ministri Murati, është munduar që tre mujorin e dytë të këtij viti ta paraqes si të suksesshëm, duke mos e krahasuar edhe tre mujorin e parë, ku sipas tij, nëse krahasohet gjashtë mujori i parë me vitet e kaluara janë më të larta se këtë vit.

“Fatkeqësisht ministri i Financave cili do të duhej që të ishte një ekspert të paktën i financave dhe i numrave, bëri një gabim bazik, elementar në kalkulimin e numrave, tentoj që tre mujorin e dytë të këtij viti ta paraqes si të suksesshëm. Por kishte harruar që ti shihte dhe ti krahasonte edhe tre mujorin e parë të këtij viti, duke përfshirë pra gjashtë mujorin e parë të këtij viti dhe ti krahasoj me vitet e kaluara. Nëse e shihini si të tillë, gjashtë mujori i parë i këtij viti në investimet kapitale sipas vetë raportit të ministrit të financave është diku rreth 150 milion euro. Por nëse e krahasoni po marr shembull me vitin 2017 investimet kapitale në gjashtëmujorin e parë të viti 2017 ishin 160 milion euro, pra ishin më të larta se sivjet, ndërsa në vitin 2018 ishin 182 milion euro”, tha ai./EO