LDK e Fushë Kosovës nuk e do kryetar Isa Mustafën, preferon Vjosa Osmanin

Kryetari i Komunës së Fushë Kosovës, Burim Berisha ka thënë se pret që në Lidhjen Demokratike të Kosovës të ketë ndryshime.

Ai për Klan Kosovën ka pranuar se preferon Vjosa Osmanin, si kandidate për kryetare të LDK-së dhe jo Isa Mustafën.

”Pres që të ketë ndryshime dhe të vijë ta qeverisë LDK-në një forcë e re”.

”Preferenca ime është që të jetë tek Vjosa, por nuk e di nëse do të jetë kandidate”.

”Nuk e di a është e gatshme LDK apo jo, por ne jemi si komunë të gatshëm për ndryshimet, por të tjerët nuk e dijmë nëse janë”.