LDK finalizon listën e kandidatëve për deputetë, lë jashtë zyrtarë të lartë

Lidhja Demokratike e Kosovës e ka mbyllur listën e e kandidatëve për deputetë, të cilët do të garojnë në zgjedhjet e jashtëzakonshme, të cilat do të mbahen me 6 tetorë në Kosovë.

Gazeta inFokus mëson se asnjë nga zyrtarët e kësaj partie të cilët kanë aktakuzë nuk është përfshirë në listë.

Sipas burimeve bëhet fjalë për zyrtarë të lartë të partisë, emrat e të cilëve të pubikohen pas pak.

Kujtojmë, dita e premte ( 6 shtator), është afati i fundit që partitë politike të dorëzojnë listat me emrat e kandidatëve të tyre për deputetë të Kuvendit të Kosovës.

Fushata zgjedhore pritet të fillojë më 25 shtator dhe përfundon më 4 tetor, ndërsa zgjedhjet do të mbahen më 6 tetor, ditë e diele. Organizimi i këtyre zgjedhjeve buxhetit të Kosovës pritet t’i kushtojë afro 6 milionë euro.