Të shtëna me armë zjarri drejt një veture ku ndodheshin katër persona në Podujevë

Policia njofton se një veturë, në të cilën ndodheshin katër persona ka qenë cak i gjuajtjes me armë zjarri, sot në Lluzhan të Podujevës.

Rasti është cilësuar si vrasje në tentativë, ndërsa policia ka identifikuar një person të dyshuar dhe është në kërkim të tij.

“Sot rreth orës 14:30, kemi pranuar informatën për të shtëna me armë zjarri në rrugën Prishtinë – Podujevë. Bazuar në të dhënat fillestare dyshohet se nga një veturë e tipit Passat, një person i dyshuar ka shtënë në drejtim të një veture Golf, ku ndodheshin katër persona, nuk raportohet për persona të lënduar”, thuhet në njoftimin e PK-së.