LDK-ja kërkon shkarkimin e ministres Albulena Haxhiu

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu gjatë seancës gjyqësore ku ajo bashkë me disa deputetë tjerë akuzohen se më 19 shkurt 2016 ka hedhur gaz lotsjellës në Kuvend, i ka kërkuar prokurorit të rastit të tërhiqet nga aktakuza. Në lidhje me këtë deklaratë Lidhja Demokratike e Kosovës është duke kërkuar që Haxhi të shkarkohet nga posti i ministres.

Në një konferencë për media deputetja e LDK-së, Doarsa Kica Xhelili, tha se është premtuar ndryshim, pavarësi e gjyqësorit e mbështetje financiare të sistemit të drejtësisë, është premtuar për ministra pa aktakuza fatkeqësisht realiteti po na dëshmon të kundërtën

“Dje ministrja e drejtësisë në seancën gjyqësore ku ka aktakuzë të ngritur kundër saj personalisht i kërkoj prokurorit të dorëzohej. Dorëzohu i tha nuk është kurrë vonë dhe jo nuk e tha ndonjë përfaqësues i saj e tha ajo vetë. Nuk tha kërkojë drejtësi, në vend të shumë mundësive që kishte për të shprehur e përmbyllur qëndrimin saj prej të akuzuarës ajo i tha prokurorit dorëzohu. Këtë e tha ministrja e drejtësia pasqyra e asaj që metonë të jetë fytyra e sundimit të ligjit në Kosovë”.

“Është premtuar ndryshim, pavarësi e gjyqësorit e mbështetje financiare të sistemit të drejtësisë, është premtuar për ministra pa aktakuza fatkeqësisht realiteti po na dëshmon të kundërtën. Një ministre e drejtësisë e cila i kërkon drejtësisë dorëzim duhet të dorëzohet vetë ose të shkarkohet, ajo nuk ka kredibilitet për të udhëhequr me sektorin e drejtësisë. Nga sot e tutje dhe çdo ditë që ajo vazhdon që ta ketë këtë pozitë ndërhyrja në sistemin e drejtësisë do ta mbaj emrin e kryeministrit. Kosova ka nevojë për prokurorë që nuk dorëzohen, posaçërisht kur kërcënohen nga njerëz të pushtetit, qofshin Elez, qofshin Lumez, prokurorët kërcënimin nuk e kanë për herë të parë”, tha ajo.