LDK nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me PSHDK-në

Lidhja Demokratike e Kosovës ka arritur marrëveshje parazgjedhore me Partinë Shqiptare Demokristiane të Kosovës.

Këtë e ka bërë të ditur sekretari i përgjithshëm i Partisë Shqiptare Demokristiane, Emanuel Demaj.

Ai ka shkruar në Facebook:  “Urime marrëveshja LDK – PSHDK. Na shkoftë mbarë”.

Theksojmë se Lidhja Demokratike e Kosovës ka nominuar Vjosa Osmanin, si kandidate për kryeministre.

Ndërkohë, fushata zgjedhore pritet të fillojë më 25 shtator dhe përfundon më 4 tetor, ndërsa zgjedhjet do të mbahen më 6 tetor, ditë e diel. Organizimi i këtyre zgjedhjeve buxhetit të Kosovës pritet t’i kushtojë afro 6 milionë euro.