LDK reagon për sondazhet: Tentim-mashtrim i dështakëve, mostra të manipuluara e shifra të fabrikuara

Zëdhënësja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Sibel Halimi ka reaguar për sondazhet në kuadër të OMNIBUS-it që realizohet nga UBO Consulting për matjen e opinionit publik.

Përmes një postimi, Halimi ka thënë se kur rezultatet nuk ekzistojnë, pushteti aktivizon “propagandën”.

Halimi ka thënë se në vend se sot të listohen të arriturat, qeveria aktuale i kthehet propagandës.

“Pjesë e saj është edhe sondazhi i paralajmëruar për sonte, me mostra të manipuluara e shifra të fabrikuara!”, ka shkruar Halimi.

Ndërsa deputeti nga radhët e LDK-së, Besian Mustafa, lidhur me këtë çështje ka reaguar duke thënë se nuk mbulohet “dështimet me sondazhe të rreme”.

Mustafa është shprehur se ishte i pritshëm siç e cilësoi vetë ai ky tentim-mashtrim i dështakëve.

“I pritshëm ky tentim-mashtrim i dështakëve. Dështakë bre! Rezultatet reale, me 17.000 të anketuar veq në rajonin 01, i publikojmë pasi ta publikojnë mashtrimin këta për t’ua dhënë të vërtetën fytyrës!”, ka shkruar Mustafa.