Petkoviq: Sveçla po i kriminalizon serbët në Veri ndërkohë po përqafon narkodilerët e Vetëvendosjes

Drejtori i Zyrës për Kosovë, Petar Petkoviq, ka reaguar pas arrestimit të asambleistit të Vetvendosjes në Prishtinë, Besnik Mujeci.

Petkoviq ka thënë se tani është shumë më e qartë se nën çfarë ndikimi ministri Xhelal Sveçla udhëhoqi aksionet kundër serbëve, duke ndarë një fotografi në të cilën Sveçla ishte i përfshirë me tashmë të arrestuarin Mujeci.

“Përderisa Sveçla po i kriminalizon serbët në veri të Kosovës dhe Metohisë në çdo mënyrë pa prova, ai përqafon fshehurazi narkodilerët e Vetëvendosjes! Tani është shumë më e qartë se nën çfarë ndikimi ka udhëhequr aksionet kundër serbëve dhe Listës Serbe dhe ka përmbysur veturat e EULEX-it. ”, ka shkruar Petkoviq në rrjetin social X (Twitter).