Legjenda e humorit Lalushi ka publikuar një këngë me titull “Gurbetqari”

Ganimet Bytyqin – Lalushin të gjithë e njohim sepse është ai i cili një jetë të tërë ka argëtuar publikun me humore të ndryshme, dhe gjithmonë ka pasur vëmendje maksimale nga publiku, shkruan OnAir.

Lalushi përveç humoreve, së fundmi ai ka vendosur të debutoj në muzikë dhe të publikoj një këngë e cila i’u dedikohet të gjithë atyre që jetojnë larg trojeve shqipatare.

Me tu publikuar kjo këngë ka arritur për kohë rekord të marrë shumë komente pozitive dhe ka grumbulluar mijëra klikime e që në vazhimësi pritet të kap shifra enorme të klikimeve.

“Gurbetqari” titullohet kjo këngë të cilen tashmë mund të dëgjoni duke klikuar në videon e listuar më poshtë.