Lehtësimi për të shkuar në Gjermani: Ekspertët e ekonomisë frikësohen se Kosova po zbrazët

Mungesa e madhe e fuqisë punëtore në Gjermani, që bëri të ndryshoj edhe politikat migrimit, duke future në fuqi nga 1 marsi Ligjin e ri që hap mundësi të reja për punëmarrësit nga shtetet që nuk janë pjesë e BE’së, ka ngritur shqetësime edhe për zyrtarë të Kosovës, të cilët thonë se një Ligj i tillë mund të ndihmojë që Kosova të zbrazet.

Për një situatë të tillë ka ngritur shqetësime zyrtari i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, Ilir Ibrahimi, ka thënë se në Kosovë janë mijëra të papunë që po e presin këtë ligj të hyjë në fuqi, e t’ia

mësyjnë Gjermanisë dhe një lëvizje e madhe e popullsisë do të jetë tronditëse për ekonominë dhe shoqërinë në vend.

‘Ky lajm do të duhej të ishte fokusi kryesor i shoqërisë kosovare sot. Janë me mijëra e mijëra kosovarë që janë duke pritur për ti mbushur këto vende të lira pune në Gjermani.

Efektin që do ta ketë kjo lëvizje e popullatës do të jetë tronditëse (thënë më së buti) për ekonominë dhe shoqërinë kosovare’, ka thënë Ibrahimi.

Ibrahimi tutje ka shtuar se askush nuk po merret me këtë çështje, duke u fokusuar në atë se a po pinë kafe liderët e VV’së dhe LDK’së për koalicion.

‘Kush po e trajton këtë dhe çfarë po bëhet në këtë drejtim? Fatkeqësisht e tërë shoqëria jonë po merret se a po pinë kafe Isa e Albini sot paradite a pasdite. Papërgjegjësi e pafalshme në çdo nivel’, ka përfunduar ai.

Kujtojmë se Gjermania është due u përballur me mungesë të madhe të fuqisë punëtore, gjë që ka bërë që shteti gjerman të fusë në fuqi një ligj të ri nga 1 marsi 2020, që jep mundësi për punëmarrësit nga shtetet

që nuk janë pjesë e BE’së, të cilët kanë një kualifikim i cili pranohet në Gjermani, për të nisur marrëdhënie pune në këtë vend.