Lekaj: Jemi të gatshëm t’i ofrojmë nënshkrimet për rrëzimin e Qeverisë Kurti, Kosova po humbë me këtë pushtet

Nga AAK shprehën të gatshëm për zgjedhje të reja. Ata thonë se janë të parët që kanë kërkuar zgjedhje të reja.

Nënkryetari i parë i kësaj partie, Pal Lekaj, në një prononcim për FrontOnline thotë se kanë kërkuar rrëzim të kësaj Qeverie, por që nuk kanë pasur përkrahje nga partitë tjera.

“AAK është partia e parë që ka kërkuar zgjedhje të reja dhe rrëzim të kësaj qeverie, por që nuk kemi pasur mbështetje nga partitë tjera dhe akterët tjerë brenda vendit. Alternativa jonë kryesore mbetet mocioni i mosbesimit nga AAK për rrëzimin e Qeverisë në mënyrën më të shpejtë të mundshme. Por, si alternativë të dytë, ne jemi në gjendje të ofrojmë nënshkrimet për shpërbërjen e Kuvendit, vetëm atëherë kur publikisht Kryeministri të jep dorëheqje nga mos aftësia për menaxhim, funksionim e zhvillim të shtetit të Kosovës’’, thotë Lekaj.

Më tej, nënkryetari i AAK-së thotë se si alternativë e kanë edhe shpërbërjen e Kuvendit të Kosovës, ku janë të gatshëm të i ofrojnë nënshkrimet e deputetëve të tyre.

‘’Por, si alternativë të dytë, ne jemi në gjendje të ofrojmë nënshkrimet për shpërbërjen e Kuvendit, vetëm atëherë kur publikisht Kryeministri të jep dorëheqje nga mos aftësia për menaxhim, funksionim e zhvillim të shtetit të Kosovës’’, thekson Lekaj për FrontOnline.

Për partinë opozitare AAK-në, çdo ditë që Kosova udhëheqë me këtë pushtet, është humbje për shtetin

‘’Fatkeqësisht, kryeministri vazhdojë me demagogji e tallje duke provokuar me alternativat se si të shkojmë në zgjedhje, edhe pse e din që ne si opozitë nuk i kemi numrat dhe forcën politike për të rrëzuar Qeverinë. Çdo ditë që kalon me këtë pushtet, është humbje për shtetin, institucionet dhe të ardhmen e vendit’’, u shpreh Lekaj.

Lini një Përgjigje