Milazim Krasniqi për Memlini: E kam djalin edhe të mençëm edhe zotni

Profesori në Universitetin e Prishtinës, Milazim Krasniqi ka komentuar paraqitjen e djalit të tij Memlit në një nga televionet tona, duke thënë se i biri tij është edhe i mençur edhe zotëri.

Analisti dhe profesori në Universitetin e Prishtinës, Milazim Krasniqi, është shprehur i lumtur mbrëmë me paraqitjen e Memli Krasniqit në një emision televiziv.

Ai përmes një fotografie dhe shkrimi në rrjetin social Facebook, ku deputeti nga radhët e PDK-së, Memli Krasniqi është paraqitur në një emision, ka shkruar se është nder për të që e ka djalin e mençur dhe zotni.

“Nder dhe kënaqësi qe e kam djalin te mençëm dhe zotni”, ka shkruar ai.