Policia jep detaje pas të shtënave me armë në Vushtrri

Fokusi.info raportoi më herët për të shtëna me armë në Vushtrri, gjegjësisht afër restoran “Cassa mia”. 

Lidhur me këtë, policia ka njoftuar se ka arrestuar një person.

Policia e Kosovës ka arrestuar sonte një person në Vushtrri, me dyshimin se ka shtënë me armë zjarri.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti ka njoftuar se sonte rreth orës 21:00 është raportuar për të shtëna në Vushtrri.

“Policia ka dal në vendin e ngjarjes, ku ka arrestuar një person të dyshuar, ndërsa si prova materiale ka sekuestruar një armë dhe një gëzhojë, nuk raportohet për të lënduar”, thotë Zahiti.