Lekaj nuk e përjashton mundësinë e protestës në rast se nënshkruhet draft-statuti i Asociacionit

Lekaj nuk e përjashton mundësinë e protestës në rast se nënshkruhet draft-statuti

Pal Lekaj nga AAK në RTV21 nuk e përjashtoi mundësinë e protestave nëse do të nënshkruhet draft-statutit, ndonëse tha se një gjë të tillë nuk e kanë diskutuar ende si parti.

“Lufta jonë kryesore demokratike do të jetë në Kuvendin e Kosovës dhe nëse ky dokument ndodh do të thotë Qeveria e pranon mendoj që atëherë nuk mbetet diç tjetër përpos të protestohet edhe atë fuqishëm të kërkohet mbështetje nga qytetarët sepse po bëhet një dëm i madh shtetit të Kosovës”,tha Lekaj.

Ai tregoi për përmbajtjen e draft-statutit të Asociacionit.

Ai vlerësoi se ky draft është një autonomi për serbët dhe tha se kryeministri Kurti ka gabuar kur ka shprehur gatishmëri për ta nënshkruar.

“Sikur të nënshkruhet dhe pranohet ky draft status atëherë mendoj se nuk ka diç tjetër përpos krijimit të një shtetit të tretë apo një autonomie që ma nuk do të kontrollohet nga Qeveria e Kosovës, apo shteti i Kosovës.” tha Lekaj.