Shtetet e Quintit kanë një kërkesë për përfaqësuesit e institucioneve

Ambasadorët e Francës, Gjermanisë, Italisë, SHBA e Britanisë së Madhe, kanë kërkuar që të ruhet stabiliteti politik, duke shtuar se duhet të ruhet edhe Kushtetuta.

Sipsa tyre, në këtë moment kritik duhe t’i jepet përparësi luftës kundër Covid 19.

“Në këtë kohë të vështirë, ne u bëjmë thirrje të gjithë liderëve institucionalë dhe politikë që të përqëndrohen në COVID-19 duke respektuar dispozitat e Kushtetutës dhe fuqitë që u janë dhënë atyre përmes Kushtetutës. Ne i nxisim ata të ruajnë dhe sigurojnë integritetin dhe funksionalitetin e qeverisë dhe institucioneve të Kosovës në këtë moment kritik dhe të japin përparësi në luftën kundër COVID-19 në Kosovë mbi politikën, duke përmendur që vendet tona kanë marrë të gjitha masa të jashtëzakonshme në këtë drejtim”, thuhet në deklaratën e përbashkët të ambasadorëve.

Ndërkohë, kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mbajë mbledhje ku do të vendoset lidhur me kërkesën për thirrje të seancës për mocion.

E liderët politikë, në anën tjetër, nuk janë tërhequr nga qëndrimet që sollën deri në këtë situatë. Kryeministri Kurti nuk ka pranuar kushtet e LDK-së për ta vazhduar koalicionin, si rrjedhojë LDK-ja është barrikaduar në qëndrimin se Qeveria duhet rrëzuar.