Plagoset një person në një pompë derivatesh në Pestovë të Vushtrrisë

Një person është plagosur me armë zjarri sot në orët e para të mëngjesit në Pestovë.

Jepi zë ka mësuar nga burime të sigurta se rasti ka ndodhur në një pompë derivatesh në Pestovë.

Mësohet se pas një konflikti brenda restorantit, personat e përfshirë kishin dalur në parking ku edhe kishte ndodhur rasti.

Viktima ishte plagosur në bark dhe pastaj ishte dërguar për trajtim mjekësor në Emergjencën e Vushtrrisë.

Sipas mjekëve viktima është jashtë rrezikut për jetë, ndërsa ende nuk dihen motivet e rastit.