Leonora Jakupi rikthehet në Drenicë me mbrëmje muzikore

Leonora Jakupi është këngëtarja shumë e dashur për publikun shqiptarë, shkruan Fokusi.info.

Ajo pritet jashtëzakonisht mirë në secilin vend që prezantohet, por aty ku përveç që dëgjohet respektohet e çmohet shumë është vendlindja e saj Drenica.

Ndonëse nuk jeton atje, këngëtarja shpesh viziton Drenicën.

Restoran “Freskia, i cili gjendet në rrugën “Skënderbeu” në  Skënderaj, organizon mbrëmje muzikore për nder të Ditës Ndërkombëtare të Gruas – 8 Marsin, me këngëtaret e mirënjohur: Leonora Jakupi dhe Ylber Osmani.

Ky aktivitet muzikor mbahet më 8 mars 2020, duke filluar nga ora 17:00./Fokusi.info