Leopardi sulmon majmunin në maje të pemës, por ndahet shumë keq (video)

Një leopard duke provuar të kapte një majmun i llojit babun në një pemë, u befasua kur preja e tij vendosi t’ia kthejë goditjen dhe gjithçka që ai mundi të bënte ishte që të ikte për të shpëtuar kokën.

Babunët bëhen agresivë kur vërejnë leopardë, madje edhe kur nuk përpiqen t’i kapin, transmeton lajmi.net.

Në këtë rast, leopardi ishte në gjendje të shpëtonte, dhe gjatë rrugës mori mësime të vlefshme për gjuetinë e babunëve. Para së gjithash, ai duhet t’i gjuajë këtë lloj majmuni natën, pasi sheh rreth gjashtë herë më mirë se ata.

Pamjet u xhiruan në Parkun Kombëtar Zambabwei në Zimbabve dhe u shfaqën disa ditë më parë në kanalin YouTube Maasai Sightings, ku ngjallën reagime të shumta.

“Ndoshta një leopard do të kishte një shans në tokë”, është vetëm njëri ndër shumët reagimet.