“Lëri marrëzitë Armend Zemaj, DORËHEQJE!

Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Sami Kurteshi, ka kërkuar dorëheqjen e ministrit të Shëndetësisë, Armend Zemajt.

Kjo kërkesë erdhi pas shënimit të 730 rasteve të reja në 24-orëshin e fundit.

“Lëri marrëzitë Armend Zemaj, DORËHEQJE! Vetëm sot: 11 raste të vdekjes, 730 të infektuar, 75 të shëruar nga Covid-19!! Kjo vetëm me 1794 testime!!! Dje, sikur tani e 5 muaj, nuk ishte më mirë. Nesër nuk do të jetë ndryshe! Lëri kufizimet, karantinimin, izolimin dhe marrëzitë e ndryshme! Mos lëpij atë që ke pështy për muaj të tërë! Nuk të ka hije si nip i Mic Sokolit!? Lëri marrëzitë zhvatëse”, tha ai përmes një postimi në Facebook.