Lëvizja Vetëvendosje dorëzon kallëzim penal kundër Agim Veliut

Lëvizja Vetëvendosje, dega në Podujevë, ka dorëzuar kallëzim penal kundër ish-kryetarit të Podujevës, Agim Veliu, ish-drejtorit të Planifikimit Urbanistik Durim Salihu dhe ish-drejtoreshës së Inspektoratit Florie Besholli, kallëzimi penal ka të bëjë me ndërtimet pa leje në këtë komunë.

Kështu bëri të ditur njëri nga përfaqësuesit e Lëvizjes Vetëvendosje, në një paraqitje para mediave.

“Sot kemi dorëzuar kallëzim penal kundër ish-kryetarit të Podujevës Agim Veliu, së bashku me dy vartësit e tij, ish-drejtorin e Planifikimit Urbanistik Durim Salihu dhe ish-drejtoreshës së Inspektoratit Florie Besholli, kallëzimi ka të bëjë me ndërtimet pa leje në Komunën e Podujevës”, tha ai.

“Ne fillimisht kemi dërguar një kërkesë me tri pyetje në Drejtorinë e Planifikimit Urbanistik dhe në bazë të përgjigjes që kanë dhënë kemi vërejtur se dy ndërtime janë në kundërshtim me Rregulloren e planit urbanistik”, shtoi ai.

U tha se ka shkelje flagrante të planit urbanistik në Komunën e Podujevës.

Teksa u kërkua nga nga prokuroria të iniciojë rastin dhe gjykata të nxjërrë një aktgjykim të merituar për personat në fjalë.