Nagavci nënshkruan 15 grante në vlerë prej 150 mijë eurosh, fton komunitetin akademik për aplikim

Ministrja e arsimit, shkencës, teknologjisë dhe teknologjisë, Arbërie Nagavci ka nënshkruar hapjen e thirrjes për grante në projekte mësimore që ndihmojnë në hulumtimet “Programi për mësimdhënien e bazuar në punë hulumtuese për universitetet publike të Kosovës”.

Këtë e ka bërë të ditur ajo përmes një postimi në Facebook, duke bërë të ditur se grantet arrijnë vlerën gjithsej 150 mijë euro, ndërsa tha se do jenë gjithsej 15 grante.

Bëhet e ditur se kjo skemë do të financohet nga buxheti i Republikës së Kosovës dhe Projekti HEI’25.

Njoftimi i plotë:

“Kam nënshkruar vendimin për hapjen e thirrjes për grante, për zbatimin e projekteve mësimore të bazuara në hulumtime “Programi për mësimdhënien e bazuar në punë hulumtuese për universitetet publike të Kosovës”.
Buxheti i planifikuar për këtë skemë mbështetëse është 150 mijë euro, ku do të ofrohen 15 grante në vlerë prej 10.000 euro.
Kjo skemë financohet nga buxheti i Republikës së Kosovës dhe Projekti HEI’25.
Qëllimi kryesor i kësaj skeme është ta ndihmojë mësimdhënien e bazuar në punë hulumtuese duke financuar veprimet mësimore të bazuara në punë hulumtuese, të cilat propozohen nga mësimdhënësit e universiteteve për lëndë specifike për t’i përtërirë agjendat aktuale të mësimdhënies.
Ftoj komunitetin akademik të aplikojë në këtë thirrje”.