Lëvizte me shpejtësi 100 km/h, një person i panjohur ia godet veturën me tullë – kamera e vendosur brenda filmon momentin (video)

Ky është momenti kur një person i panjohur hedh tullën në drejtim të një veture, që po lëvizte me 100 kilometra në orë në një autostradë në Leeds të Anglisë.

Kamera e vendosur brenda veturës ka kapur personin që qëndronte mbi urë, dhe që priste momentin që t’i afrohet vetura për ta goditur në xham me një tullë, transmeton Telegrafi.

Ramush Haradinaj – Detyrat dhe obligimet e Kryeministrit ndaj atyre që e duan shtetin

Rik Nichols nga Wakefield mbeti i habitur me këtë incident, i cili pranoi se ky veprim e ka zënë në befasi duke e detyruar të ndalet pak metra larg vendit ku u godit vetura e tij me tullë.

“Më ka zënë në befasi, nuk është nuk e kam vërejtur mbi urë duke qëndruar. Por vetëm kur tulla përfundoi në xham, e kuptova që e kishte bërë me qëllim”, ka deklaruar 45-vjeçari.