Një tjetër pallat në Thumanë rrezikon të shembet. Në pjesën tjetër vazhdojnë kërkimet për gjetjen e 21-vjeçares (video)

Një tjetër pallatet rrezikon të shembet në Thumanë. Gazetarja e Panorama.al, Etleva Delia e cila ndodhet në Thumanë bën të ditur se godina ka pësuar mjaft dëmtime nga lëkundjet e herë pas hershme të tërmetit.

Pallati është shembur nga njëra anë, ndërkohë që pjesa tjetër e mbetur në këmbë ka pësuar dëmtime serioze nga lëkundjet e ditës së sotme.

Sipas ekspertëve është mënjanuar, aktualisht në pjesën tjetër të pallatit nën gërmadha po kërkohet për një vajzë 21-vjeçare.

Ajo është identifikuar si Adorina Gabili, ndërkohë që mësohet se familjarët e sajë kanë shpëtuar dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Gazetarja e Panorama bën me dije se pranë këtij pallati veç ekspertëve të xhenios janë të pranishëm dhe drejtuesit të lartë të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, Tonin Vocaj dhe Gjovalin Loka.