Miratohet rezoluta e AAK-së për liberalizmin e vizave

Kuvendi i Kosovës e ka miratuar të mërkurën Rezolutën e AAK-së në lidhje me liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.

65 deputetë votuan për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim.

Deputetët e opozitës, gjatë diskutimeve të tyre e kritikuan edhe pushtetin aktual për mosliberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri e ka propozuar miratimin e kësaj rezolute.

“Kuvendi i Republikës së Kosovës duke theksuar se dialogu për liberalizim të vizash kishte nisur në vitin 2012, dhe në qershor ia dorëzoi Kosovës udhërrëfyesin, duke vlerësuar se lehtësimi bëhej nga një listë reformash për liberalizimin e vizave, duke ditur se Komisioni Evropian e konfirmoi në vitin 2018 se Kosova ka përmbushur kërkesën e fundit të udhërrëfyesit për vizat që ishte lufta kundër korrupsionit. Duke qenë të përkushtuar që autoritetet e Kosovës forcuan një praktikë të rëndësishme të gjykatave, duke përmbushur me sukses standardin përfundimtar, duke qenë të bindur se Komisioni ka miratuar katër raporte për dialogun për viza 2013, 2014, 2015 dhe të fundit në vitin 2016, të cilat poashtu kanë propozuar liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës. Duke besuar se BE-ja përfundimisht do t’i jap fund trajtimit të pabartrtë të qytetarëve krahasuar me shtetet e tjera.” tha Tahiri, ka thënë ai para votimit të rezolutës.