Ligji i pagave në Kushtetuese, Tahiri: Do të konstatohet shkelja e parimeve bazë të drejtave kushtetuese

Këtë të premte, Institucioni i Avokatit të Popullit (IAP) përmes një komunikate për media ka njoftuar se e ka dërguar në Gjykatë Kushtetuese Ligji për Paga.

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së Besnik Tahiri, ka reaguar lidhur me këtë çështje.

“Sot Avokati i Popullit i është drejtuar me kërkesë Ex – Officio për vlerësimin e përputhshmërisë me Kushtetutën të Ligjit të Pagave 08/L – 186, dhe bëri mirë”, ka thënë Tahiri.

“104 është shifra rekord e ankesave dhe shkresave kundër ligjit. Janë dëshmi e gjallë e mungesës së përfshirjes, konsultimit dhe transparencës nga ana e qeverisë. Janë 22 faqe elaborim i tyre nga institucioni i Avokatit të Popullit. Mjaftojnë”, ka thënë tutje Tahiri.

Tutje ai ka shtuar se do të vërtetohet se përmes këtij ligji u synua rrënimi i pavarësisë së institucioneve themeltare si Gjykata Kushtetuese, Avokati i Popullit, gjyqësori, si dhe vet administrata publike.

“Stop, në demokraci nuk kalon”, ka përfunduar ai.