Hollësi nga përleshja në Skenderaj: Përkrahësit e Bekim Jasharit sulmojnë fizikisht Alban Berishën

Tensione dhe përplasje janë zhvilluar sot në nëndegën e Skenderajt të PDK-së, gjatë procesit të brendshëm të këtij procesi zgjedhor. Kuvendi është ndërprerë, raporton Gazeta Express.

Burime të Gazetës Express tregojnë se përkrahësit e kryetarit të Skenderajt Bekim Jasharit dhe Nuredin Lushtakut kanë sulmuar fizikisht kryetarin e të rinjve të PDK-së në Skenderaj, Alban Berisha.

Të njëjtat burime thanë se M.M dhe A.M kanë sulmuar Berishën. Këta dy janë në lidhje familjare dhe njëri prej tyre është edhe shofer i kryetarit Jashari.

Për këtë ngjarje Bekim Jashari tha se nuik ka asnjë informacion dhe ndodhet në Prishtinë.

“S’kam koment”, tha shkurtë ai.

Lidhur me këtë përleshje fizike s’ka folur asnjë zyrtar i PDK-së, përfshirë Sami Lushtakun dhe Nuredin Lushatkun, shkruan Gazeta Express.