Ligji për Zgjedhjet, mblidhen deputetët!

AAK ka dalë kundër ndryshimit të Ligjit për Zgjedhje, të nisur nga Lëvizja Vetëvendosje.

Kryesia e Kuvendit vendosi të kërkojë nga Qeveria të paraqesë mendimin lidhur me nismën legjislative për ndryshimin e Ligjit për Zgjedhje

“…u informuam se në mbledhjen e kryesisë pa prezencën e shefave të grupeve parlamentare është marrë vendim që në seancën e orës 17:00 të bëhet amendamentimi i Ligjit për Zgjedhje. Është e papranueshme që në rrethana kur ky ligj absolutisht nuk është prioritet, të ballafaqohet me ndryshim të tillë. Kjo e vërteton arrogancën e numrave. A nuk kemi prioritete të tjera? A nuk e kemi prioritet sjelljen e vaksinave? AAK-ja e kundërshton me ngulm dhe mendojmë që Ligji për Zgjedhjet me u sjellë me kaq nguti e konfirmon një qasje totalitare e dominuese”, ka deklaruar Besnik Tahiri, shef i Grupit Parlamentar të AAK-së, në një konferencë për media.