Limaj: Albin je atraktiv për aktivistët e tu, por ke me marrë vendime, vendime, vendime

Fatmir Limaj nga Nisma, ka thënë se Albin Kurti po vazhdon të sjellet me populizëm, por shpejt do të harxhohet.

“Je atraktiv për aktvistët e tu, por ke me u harxhu, ke me ardhë në një moment kur ke me marrë vendime. Harxhohen këto Albin, shkova andej, dola këndej. Janë simpatike në fillim por ke me marrë vendime, vendime, vendime. Ne jemi tuj të pyet, cili është qëndrimi i partnerëve për taksën, cka pret nga Serbia ti që po thu pres ‘sjellje të mirë’”, ka thënë Limaj.