Limaj: Do ta presim bacin Jakup duke u kthyer me certifikatën e tij të pastër

Pas arrestimit të Jakup Krasniqit nga ana e EULEX-it, ka mbajtur një konferencë për media kryetari i NISMA-s Social Demokrate.

I njëjti ka dënuar këtë akt dhe ka thënë se tek ne u dënua zëdhënësi i UÇK-së, derisa në Serbi ish-zëdhënësi i Millosheviqit është shpërblyer.

Tutje ai ka potencuar se beson në pafajësinë e Krasniqit dhe i njëjti do të kthehet me nder ashtu edhe siç është.

“Dyshimi është si retë, që nuk e lënë pamjen e bukur të gjithë. Edhe në Kosovë, duhet të ketë kontribut që në Kosovë të hiqen këto re dyshuaese me qytetari e argumente që ta shohim pastërtinë e bukurinë që ka ky komb e ky shtet.

Është goditje e rëndë edhe për familjen e mbi të gjitha jam i bindur që familja do ta tejkalojmë edhe këtë sfidë.

Do ta presim Bacin Jakup edhe një herë duke u kthyer me certifikatën e tij të ndershëm prej patrioti e atdhetari”, ka thënë ndër të tjera Limaj.