Limaj edhe njëherë i kërkon urgjentisht KQZ-së të mos i numëroje votat e parregullta nga Serbia

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj është shprehur i shqetësuar nga informacionet e fundit se QNR po përgatiten që sonte në ora 21:00 të fillojë numërimi i votave të parregullta nga Serbia.

Kjo ngutje pa vendim e KQZ-së, thotë Limaj është kontrabandim me qëllim të deformimit të rezultatit zgjedhor.

Kreu i Nismës ka kërkuar edhe njëherë nga KQZ që urgjentisht të ndalojë numërimin e këtyre votave të parregullta siç edhe kanë deklaruar vet.

“Si institucion i vetëm që ka kompetencë dhe përgjegjësi për të ruajtur procesin ligjor, KQZ nuk guxon të heshtë ndaj këtij skandali që po përgatitet të ndodhë”, ka shkruar Limaj.