Limaj i kërkon Lajçakut të angazhohet për heqjen e vizave

Kryetari i Nismës Socialdemokrate Fatmir Limaj ka folur pas takimit që ka zhvilluar me të dërguarin e BE-së për dialog Kosovë Serbi Miroslav Lajçak.

Pas takimit Limaj ka thënë se më shumë ka qenë takime njoftuese.

“Lajcak shpalosi idenë e tij dhe angahzimin për dialog Kosovë- Serbi si dhe krijimin e parakushteve për dialog.

Ai ka thënë se tani do të ketë takime të rregullta mes Prishtinës dhe Brukselit.

Poashtu Limaj ka thënë se ka kërkuar nga Lajçak të angazhohet nga kapaciteti i tij për liberalizimin e vizave.