Polici i Kosovës dyshohet se vrau veten para stacionit policor

Një zyrtar policor në Komunën e Ranillugut dyshohet se ka kryer vetëvrasje.

Rastin e ka bërë të ditur Prokuroria Themelore në Gjilan.

Ngjarja ka ndodhur të dielën mbrëma, ndërkaq vetëvrasja dyshohet se është kryer në hyrje të stacionit policor në Ranillug me armën zyrtare që posedonte.

“Me urdhër të prokurorit trupi i të ndjerit është dërguar për obduksion, në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Ende nuk dihet motivi që ka çuar deri te vetëvrasja.