Limaj për ministrat e qeverisë Kurti: Janë qyqarë gjithë ditën rrinë, nuk kanë guxim për vendime

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka akuzuar ministrat e Qeverisë “Kurti” se nuk kanë guxim për vendime.

Sipas Limajt, Qeveria në pushtet janë të paaftë.

“Unë nuk po e shohë një person që mbas luftës ka bërë diçka çfarë kam bërë unë për këtë vend, gjene një projekt të madh ashtu siç i kam bërë unë, se këta që po rrinë çfarë ke me ju bërë këtyre “qyqarëve të shkretë”, çfarë ke me i thënë ministres së Ekonomisë ju keni ministre që nuk ja dini emrin. Gjithë ditën vetëm rrinë janë të paaftë të paguximshëm me marr vendime”, ka thënë Limaj në ATV.

Tutje, Limaj ka deklaruar se partia e tij ka bërë kontrata të guximshme dhe me sakrificë.