Limaj pro hyrjes së PDK-së në qeveri: Duhet qeveri stabile që t’i përballojë sfidat ekonomike e Gjykatën Speciale

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka folur për situatën aktuale politike dhe mundësinë e zgjerimit të qeverisë.

Limaj, në “Debat Plus” në RTV Dukagjini është shprehur pro hyrjes së PDK-së në qeveri.

“Mendimi im është që qeveria e Kosovës duhet të zgjerohet dhe fuqizohet. Kosovës sot më shumë se gjithçka i nevojitet një qeverisje stabile. Unë po habitem nga sjellja e disa personave duke parë në çfarë situate gjendet vendi”, tha ai, përcjell Telegrafi.

I pari i NISMA-s thotë se vendi ka nevojë për një qeveri stabile pasi ka punë të vështira përpara.

Limaj flet për largimin e ministrit të Nismës nga mbledhja e Qeverisë: Dukuri normale
“Në këtë situatë të vështirë që gjendet vendi Kosovës i duhet një qeveri stabile për t’u përballur me sfidat prej atyre ekonomike deri te Gjykata Speciale. Duhet një qeveri sa më e gjerë për t’u përballur me këto situata”, tha ndër të tjera Fatmir Limaj.