Lirohet mitrovicasi që hoqi flamurin serb në Zveçan

Gjatë ditës së sotme është arrestuar një person i quajtur Kujtim Peci, i cili dyshohet se ka larguar flamurin e Serbisë të vendosur në një kërrsh në Zveçan.

Policia e Kosovës e kanë çuar në stacion personin në fjalë nën dyshimin për nxitje dhe mosdurim.

Nga Policia e Kosovës e kanë konfirmuar rastin, ndonëse jo zyrtarisht, duke potencuar se arrestimi është kryer para disa orëve dhe personi pritej të lihet i lirë më pas.

Merret vesh se personi në fjalë tashmë është liruar.

“Është arrestuar sot dhe pas intervistimit, është liruar në procedurë të rregull”, i kanë thënë Gazetës “Jepi zë” nga Policia.