Voton Daut Haradinaj: Unë vendosa për të ardhmen e vendit tonë

Kandidati për deputet nga radhët e AAK-së, Daut Haradinaj para pak minushat ka votuar në Fakultetin Filologjik, në Prishtinë.

Haradinaj ishte i shoqëruara nga bashkëshortja e tij, në qendrën e votimit.

Ai ka thënë se krahas festës së Shën Valentinit, po e kryejmë edhe një detyrim qytetar duke votuar për Kuvendin e ardhshëm

” Qytetarë të Kosovës, Krahas festës së Shën Valentinit, po e kryejmë edhe një detyrim qytetar duke votuar për Kuvendin e ardhshëm. Une vendosa për të ardhmën e vendit tonë. Andaj, ju ftoj ta shfrytëzoni edhe ju këtë të drejtë!Suksese Kosovë e na priftë e mbara!”, ka shkruar Haradinaj.