Lista Serbe i kundërpërgjigjet Vetëvendosjes: Ju nuk e njihni Kosovën, mos e kërkoni as nga ne

Partia e Albin Kurtit që pritet të jetë kryeministri i ardhshëm i Kosovës ka thënë se Lista Serbe duhet të njohë institucionet e Kosovës për të qenë pjesë e tyre.

E nga Lista Serbe i janë përgjigjur Lëvizjes Vetëvendosje duke thënë se kjo është kërkesë paradoksale pasi anëtarët e kësaj partie nuk e njohin vet Kosovën.

“…ata e mohojnë Kushtetutën e të njëjtës Kosovë të vetëshpallur, të ashtuquajturat simbole të saj, por edhe të gjitha detyrimet që Prishtina ka ndaj popullit serb, si në ligje në fuqi, ashtu edhe nën detyrimet aktuale ndërkombëtare, flasin për respekt për një shtetësi të Kosovës që rrjedhin nga Marrëveshjet e Brukselit”, thuhet në reagimin e tyre.

Prapëseprapë, do t’iu japim këshilla njerëzve të Kurtit – “…nuk është kohë e mençur politike të shpenzoni sulme ndaj serbëve”, përfundon komunikata.