Lista Serbe i reagon Kusari-Lilës: Prishtina po refuzon formimin e Asociacionit

Lista Serbe, i ka reaguar deputetes së VV-së, Mimoza Kusari-Lila, e cila ka thënë se nuk ka argumente të vërteta pse duhet të ekzistojë Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe, pasi që formimi i një Asociacioni të tillë mbi baza etnike është i papranueshëm.

Sipas Listës Serbe, refuzimi i Qeverisë, për të formuar Asociacionin, është dhunë e planifikuar dhe institucionale që kryhet me qëllim të diskriminimit të përhershëm të kombit serb nga institucionet e Kosovës.

Sipas tyre, në çdo takim me ambasadat po ashtu edhe në Kuvend të Kosovës, ata insistojnë në formimin e këtij Asociacioni, pasi që kjo do të jetë një ombrelle për serbët që jetojnë në Kosovë.

“Në Prishtinë e dinë shumë mirë se përfaqësuesit e Listës Serbe, si në Kuvend ashtu edhe në Qeveri, apo në nivel lokal, në të gjitha takimet me përfaqësuesit shqiptarë, apo përfaqësues të ambasadave, organizatave dhe institucioneve ndërkombëtare, insistojnë në formimin e Bashkësisë së Komunave Serbe, si institucion ombrellë i kombit serb, formimit të së cilës Prishtina e angazhoi më shumë se nëntë vjet më parë”, thuhet në komunikatë.

Lista Serbe, ka thënë se Albin Kurti, dhe Mimoza Kusari, nuk kujdesën për nevojat e popullit serb, po të kujdeseshin do të të tërhiqnin vendimin për ri-regjistrimin e automjeteve.

“…Albin Kurti dhe Mimoza Kusari Lila kujdesen për nevojat e kombit tonë. Ata, janë të njëjtit që dërgojnë forca speciale të armatosura në popullin duarzbathur, janë po ata që thonë se kujdeseshin për nevojat e kombit serb, shtrohet pyetja logjike: pse nuk e tërheqin vendimin për riregjistrim kur shohin se serbët nuk do të pajtohen me këtë ultimatum”.

Por, LS inatin më sa dukët e ka më shefen e grupit parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lilën, duke aluduar se në kohën sa ishte kryetare e Gjakovës, më urdhrin e sajë janë rrënuar shtëpi e varreza serbe në ketë komunë.

“Është hipokrizi që Mimoza Kusari flet për të drejtat e serbëve duke menduar se ne kemi harruar që ajo ishte kryetare e komunës së Gjakovës, ajo urdhëroi rrënimin e shtëpive serbe dhe ndaloi serbët të vizitojnë kishat e tyre, madje edhe varrezat ku janë rrënuar monumentet serbe dhe janë gërmuar varret serbe. Natyrisht, përderisa të na sulmojnë Kusari dhe Kurti, kombi serb do ta dijë se jemi në rrugën e duhur, se nuk jemi të gatshëm të heqim dorë nga interesat tona kombëtare…”, thuhet në deklaratën e tyre.