Cakaj dhe Haradinaj-Stublla thirrje shqiptarëve në Mal të Zi: Mbështesni Listën Shqiptare

Me anë të një postimi në Facebook, Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, së bashku me Ministren e Jashtme të Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla, i kanë bërë një apel të gjithë shqiptarëve në Mal të Zi që të dalin masivisht në zgjedhjet e së dielës për ta mbështetur Listën Shqiptare dhe ruajtur projektin euroatlantik të Malit të Zi.

“Ju bëjmë thirrje të gjithë bashkëkombësve tanë, vëllezërve tanë në Mal të Zi, të dalin masivisht në zgjedhjet e së dielës për ta mbështetur fuqimisht Listën Shqiptare dhe ruajtur projektin euroatlantik të Malit të Zi. Kjo listë nuk lidh për herë të parë vetëm Malësinë e Ulqinin por duhet të bashkojë gjithë shqiptarët pa dallim”, shprehet Cakaj.

Fokusi.info