“Lista Serbe” pretendon për incident ndër-etnik në Graçanicë, fajësojnë kryeministrin Kurti

“Lista Serbe” po pretendon se në mbrëmjen e së premtes ka ndodhur një incident, ku një grup i serbëve të Graçanicës janë “kërcënuar” nga dy shqiptarë me armë të ftohta.

Në një reagim në profilin zyrtar në “facebook”, “Lista Serbe” shkruan se për fat incidenti nuk rezultoi me plagosje, megjithatë thonë se “serbët janë të shqetësuar për këtë ngjarje, veçanërisht pasi janë përfshirë fëmijët”

Për incidentin, “Lista Serbe” ka drejtuar gishtin kah kryeministri Albin Kurti, duke thënë se “është rezultat i represionit shumëvjeçar dhe politikës antiserbe të Prishtinës”, që sipas “Listës Serbe” “bën gjithçka për të shtypur dhe dëbuar popullin serb nga Kosova”.

“Lista Serbe” ka thënë se “rolin kyç në mbrojtjen e popullit serb e ka bashkësia ndërkombëtare”.