Eskobar: Kemi marrë parasysh shqetësimet e kryetarëve të komunave serbe

Menjëherë pas takimit me përfaqësuesit e Listës Serbe dhe kryetarët e katër komunave në veri të Kosovës, i dërguari special i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, iu drejtua gazetarëve, i cili shprehu shpresën se do të mund të shpallë më shumë detaje më vonë sot në Beograd.

“Unë vetëm dua të them se kemi marrë parasysh shqetësimet e kryetarëve të komunave. Misioni ynë vazhdon në Beograd. Shpresoj se do të jemi në gjendje të bëjmë një njoftim në Beograd më vonë sot ose nesër”, tha Escobar.

Përfaqësuesit specialë të SHBA-së dhe BE-së, Gabriel Escobar dhe Miroslav Lajçak, sot në Beograd do të takohen me drejtorin e Zyrës për Kosovë, Petar Petkoviq dhe më pas me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.