Ndjekë macen, qeni përfundon në degën e një peme katër metra – zjarrfikësit intervenojnë për ta zbritur në tokë (foto)

Të shpëtosh një qen që është ngjitur në “maje” të një peme, sigurisht se nuk është në plan të parë për ekipet e zjarrfikësve të Sakramentos në SHBA.

Megjithatë ata i dolën nga ndihmë Cher Terston, kur qeni i saj dyvjeçar derisa po ndiqte një mace kishte përfunduar në një pemë mbi katër metra të lartë, transmeton Telegrafi.

Qeni Baby duke ndjekur macen kishte përfunduar në një degë mjaft të lartë të pemës, dhe problemi më i madh ishte krijuar kur nuk diti të zbret në tokë.

Pronarja e frikësuar kërkoi ndihmë nga zjarrfikësit, të cilët përdorën shkallët për ta zbritur në tokë qenin. Ndërkaq macja ka shfrytëzuar këtë moment shpërqendrimi që të ikë nga vendi i ngjarjes, dhe t’i shpëtojë dhëmbëve të mprehtë të qenit.

//