Liverpool – Barcelona, sonte mësohet finalisti i parë i Champions League

Sonte përcaktohet finalisti i parë i Champions League që do dalë nga ndeshja Liverpool -Barcelona, e cila fillon në ora 21:00.

Katalanasit janë me njërën këmbë në finale pasi ndeshjen e parë e kanë fituar 3 – 0, ndërsa Liverpooli duhet të bëjë përmbysjen e madhe pa dy nga sulmuesit më në formë Salah e Firmino që janë të dëmtuar.

Në “Anfield Road” Barcelonën e pret një atmosferë e zjarrtë dhe këtë do përpiqet të shfrytëzojë Klopp që sqaron:” Duhet të sulmojmë dhe të mos pësojmë,nëse do e përmbysim do jetë fantastike nëse jo do të thotë që kemi dështuar në mënyrën më të bukur”.

Liverpool ka 13 ndeshje  që nuk humbet në shtëpi, ndërsa Barça ka humbur vetëm një në dhjetë ndeshjet e fundit në transfertë në Champions.

Katalanasit janë me grupin e plotë të futbollistëve të cilët pushuan në fundjavë në ndeshjen e kampionatit dhe trajneri Ernesto Valverde kërkon kujdes.