Dhelpra në Bogë të Rugovës, natë me borë – pamje e mrekullueshme! (video)

Jemi në muajin dhjetor, në prag të ndërrimit të moteve. Bora ka filluar të bije gjithandej, veçanërisht në malet e larta të Alpeve Shqiptare, shkruan Fokusi.info

Kur bora t’i vesh malet me bardhësinë e saj të fildishtë, u jep atyre një hijeshi të jashtëzakonshme. Por bora njëkohësisht kafshëve të egra ua bën më të vështirë ushqyeshmërinë. Dhe ato detyrohen t’u afrohen vendbanimeve të njerëzve për të gjetur diçka për të mbijetuar.

Pikërisht me këtë “mision”, një dhelpër është filmuar duke kërkuar ushqim afër vendbanimeve të njerëzve.

Pamjet e dhelprës, natë me borë, vërtet ia vlenë të shikohen: