Tmerr në ajër/ Rrëzohet aeroplani me 176 pasagjerë në Iran, s’ka të mbijetuar (video0

Tmerr ne ajer, kur një aeroplan ukrainas me 176 persona në bord u rrëzua pranë një aeroporti në Teheran.avioni

Sipas BBC, nuk ka asnje shans per te gjetur te mbijetuar, ka njoftoi televizioni shtetëror.

Sipas raportimeve, avioni nga Ukraina, sapo ishte ngritur nga aeroporti ndërkombëtar Imam Khomeini dhe ishte drejtuar për në Kiev.avioni1

Nuk ka ende detaje se cfare e ka shkaktuar kete rrëzim katastrofik. Një ekip hetimi shkoi në vendin e rrëzimit në periferinë jugperëndimore të Teheranit dhe sot në mëngjes nisi punën për nxjerrjen e viktimave nga vendi i ngjarjes.

Të dhënat e fluturimit tregojnë se një avion ukrainas 737-800 që operohej nga Ukraine International Airlines u ngrit nga aeroporti të mërkurën në mëngjes dhe pothuajse menjëherë e ndali dërgimin e të dhënave, sipas faqes së internetit FlightRadar24.

Rrëzimi erdhi disa orë pasi Irani ndërmori një sulm me raketa balistike që kishin në shënjestër dy baza në Irak ku ishin stacionuar forca të SHBA, në shenjë hakmarrjeje për vrasjen e gjeneralit të Gardës Revolucionare Kasem Soleimani.

Mbetet ende e paqartë nëse incidenti është i lidhur me konfrontimin Iran-SHBA, raproton BBC.

Kreu i Gjysmëhënës së Kuqe të Iranit u tha mediave shtetërore se ishte “e pamundur” që dikush të mbijetonte nga rrëzimi.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se po bëhen përpjekje për të zbardhur ngjarjen.

“Ngushëllimet e mia të sinqerta për të afërmit dhe miqtë e të gjithë pasagjerëve dhe ekuipazhit,” tha ai në një deklaratë.