Liverpool kalon në avantazh. 11-metërsh pas vetëm 21 sekondash

Askush nuk e mendonte se finalja e Champions League për edicionin 2018-2019, mes Tottenhamit dhe Liverpoolit që po luhet në “Wanda Metropolitano” të Madridit do të niste më këtë mënyrë.

Ndeshja në fakt nisi me një minutë heshtjeje në nder të ish-futbollistit spanjoll Reyes, i cili ndërroi jetë në mënyrë tragjike, pas një aksidenti rrugor, mëngjesin e kësaj të shtune.

Ndërkohë, me të nisur loja, “The Reds” patën shansin të sulmonin dhe teksa i afroheshin kuadratit kundërshtar, Moussa Sissoko pati fatin e keq t’i përplasej topi mes gjoksit dhe krahut të tij të majtë, të cilin e kishte të hapur.

Arbitri Skomina akordoi 11-metërsh pa aspak hezitim dhe Mohammed Salah e konvertoi në gol, duke ngritur peshë zemrat e tifozëve të Liverpoolit, që ashtu si ata të Tottenhamit kanë udhëtuar disa mijëra km për të parë këtë duel tërësisht anglez në tokën spanjolle.

https://youtu.be/SIHFUeAp1ow