Më 17 Shkurt organizohet turneu i boksit ‘Pavarësia’

Përmes një njoftimi për medie Federata e Boksit të Kosovës (FboxK) ka bërë të ditur se do të vazhdojë edhe këtë vit me organizimin e turneut ndërkombëtar të boksit “Pavarësia”.

FboxK-ja do ta organizojë këtë turne për të 16-ën herë me radhë. Pjesëmarrëse të këtij turneu, krahas Kosovës, do të jenë edhe shtetet e rajonit si Bullgaria, Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria.

Turneu do të zhvillohet më 17 shkurt me fillim nga ora 12:00 në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë. Peshimi i boksierëve do të bëhet nga ora 08-09. Ndërsa gjyqtarë do të jenë Agim Shala, Agim Tahiraj, Fadil Bekteshi, Visar Ibrahimi, Granit Qorri, Filip Nue. Delegat do të jetë Sylejman Voca, kurse mjek kujdestar Artan Lushaj.