Liverpool mposht me lehtësi Aston Villa-n

Dueli ndërmjet Aston Villas dhe Liverpool ka përfunduar me fitoren e thellë të “The Reds”.

Aston Villa kishte nisur këtë ndeshje pa yjet kryesorë, pasi që shumica e lojtarëve janë të pasigurt ndaj shpërthimit të COVID-19 në kampin stërvitor.

Fillimisht Liverpool nisi ndeshjen mirë, Sadio Mane shënoi për rezultatin 1-0 në minutën e 4′.

Por pas golit të senegalezit, dukeshin se iniciativën e morrën vendasit, ishte 17 vjeçari Louie Barry i cili realizoi një gol të mrekulluëshëm në minutën 41′ për të barazuar shifrat.

Pjesa e parë përfundoi me rezultatin 1-1.

Pjesa e dytë filloi, kishte dëshirë nga dy ekipet për të shënuar.

Ishte holandezi Wijnaldum i cili i dha epërsinë Liverpoolit në minutën e 60′. Në këtë minutë u inkuadrua Xherdan Shaqiri, dhe me inkuadrimin e tij ai bëri diferencën. Fillimisht në minutën 63′ bëri një asistim për Sadio Mane pastaj në minutën e 65′ dhuroi një tjetër për Mohamed Salah.

Ndeshja përfundoi, rezultati përfundimtar, Aston Villa 1-4 Liverpool. Shaqiri realizoi dy asistime, Sadio Mane shënoi dy herë, ndërsa Wijnaldum dhe Salah kontribuan me nga një gol.