Liverpool-Real Madrid, publikohen formacionet zyrtare

Skuadra spanjolle e synon triumfin e 14-të në këtë garë, për të vazhduar kështu dominimin e plotë.

Real Madridi deri më tani ka 13 tituj të fituar, duke qenë klubi me më së shumti tituj kampioni në Ligën e Kampionëve.

Ndërkaq, “Të Kuqtë” e duan për herë të shtatë trofeun e kësaj gare dhe hakmarrjen ndaj “Los Blancos” për humbjen në finalen e vitit 2018.

Liverpool-Real Madrid, finalja e Champions League, nis në orën 21:00, ndërkohë që janë publikuar edhe formacionet zyrtare, që janë si më poshtë:

Liverpool: Alisson; Alexander-Arnold, Konate, Van Dijk, Robertson; Henderson, Fabinho, Thiago; Salah, Mane, Diaz

Real Madrid: Courtois; Carvajal, Militao, Alaba, Mendy; Kroos, Casemiro, Modric; Valverde, Benzema, Vinicius Jr.